Produksionet e Zapp&Chriss kanë rezultuar të suksesshme për këngëtaren Enca Haxhia. Madje “A po t’pëlqen” është kënga e cila i dhuroi shumë sukses këngëtares, projekt ky që mban vulën e produksionit On Records.
Pas këngës “Soul killa” Enca nuk bashkëpunoi më me producentët Chriss, për shkak të një konflikti që pati me këtë label dhe pikërisht me reperin Mozzik. Por mesa duket “gjakrat” janë sheshuar dhe Enca i është rikthyer përsëri studios. Ajo ka gati hitin e radhës që pritet të dalë shumë shpejt.
https://www.instagram.com/p/BAM1VWYEv4Y/?taken-by=encahaxhia