Kanë kaluar dy muaj nga sherri mes Encës dhe Noizy-t dhe më në fund duket se dy këngëtarët kanë shpallur armëpushimin. Pas një fotoje që Enca ka postuar në Insta Story ku njofton se të shtunën do të performojë krah Dudës dhe Dj-ABoom i cili realizon këngët e Noizy-t, po përflitet se dyshja i kanë rregulluar marrëdhëniet. Megjithatë kjo nuk është e konfirmuar pasi edhe pas sherrit me Noizy-n, Enca vazhdoi të ruante të njëjtën miqësi me disa nga pjesëtarët e grupit. Se kur do të vijë ky bashkim i dyshes, na mbetet të presim./revistawho.com