Enca para pak ditësh publikoi projektin e saj të ri me titull “Love on my body”, i cili fillimisht u publikua vetëm në disa platforma online. Para 4 ditësh ajo e publikoi këngën edhe në Youtube, por disa probleme teknike ndikuan që videoklipi të mos shihej nga të gjithë. Tani është gjetur zgjidhja dhe Enca ka njoftuar fansat nëpërmjet një statusi në Facebook dhe Instagram. Ajo u kërkon ndjesë fansave të saj dhe i njofton se tani mund ta ndjekin videoklipin e ri./revistawho.com