Aktorja e njohur Olta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ku rrëfeu disa detaje të panjohura më parë për marrëdhënien me partnerin e saj Dorin.
Ajo foli për momentin e parë kur u njohën si dhe historinë e veçantë që i lidhi bashkë.
“Duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë,” tha Olta, duke kujtuar takimin e parë, “Më ndodhi diçka në stomak. Pas një gote, e pyeta nëse dhe ai ndjeu diçka dhe ai qeshi. Më pas ai iku.
Propozimi i tij ndodhi në Romë, por ishte në Spanjë ku bëmë një bisedë shumë të rëndësishme.”
Aktorja zbuloi se, ndonëse ishin takuar vetëm disa herë, Dori do t’i bënte propozimin për martesë para se ata të kishin fjetur bashkë apo të kishin shkëmbyer një puthje.
“Ishim ulur në një banak në Spanjë. Nuk ishim puthur ende, nuk kishim bërë dashuri, por i thashë troç: Të dy mund të kemi qejf të bëjmë dashuri me njëri-tjetrin, por unë nuk dua të zgjohem nesër dhe të mos di se çfarë të kam. Ai më tha: Mendoje mirë. Nëse vendos të vish në Romë në këtë datë, nuk ka më kthim pas.
Pas takimit tonë në Romë, ai u ul në gjunjë dhe më tha: ‘A do të jesh gruaja ime?’ Nuk u martuam kurrë, por ai më la shtatzënë,”- tha ajo duke pranuar se nuk i pëlqen të martohet në këtë pikë pasi i duket si “ters”.