Endri Prifti duket se ka lënë pas të ftohtin që ka pushtuar vendin tonë ditët e fundit për të pushuar në një vend ku temperaturat duket të jenë mjaft të larta. Këngëtari dhe kantautori, ka shkuar të vizitojë një nga plazhet më të bukur në botë, atë të Florida. I rrethuar nga miq dhe kushërinj të tij duket se Endri është duke i shijuar në maksimum këto pushime. Këtë e tregojnë videot dhe fotot që ai poston herë pas here në ‘Instagram’. I gjendur mes jahteve, luksit dhe shoqërisë së mirë këto janë pushimet që çdo kush do të dëshironte. /revistawho.com