Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Gjaku s’bëhet ujë”, Endri Prifti: Kam dy vite pa e parë djalin tim! 

16/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Gjaku s’bëhet ujë”, Endri Prifti: Kam dy vite pa e parë djalin tim! 

Këngëtari i njohur Endri Prifti ka hapur zemrën për jetën e tij personale në një intervistë të dhënë në emisionin Living Room. Artisti foli për marrëdhënien me fëmijët e tij dhe dhimbjen që ndjen për shkak të mungesës së kontaktit me njërin prej tyre.





Gjatë bisedës, Prifti pranoi se fëmijët janë pika e tij më e dobët dhe se është përballur me një sfidë të madhe: që prej më shumë se dy vitesh, nuk e ka parë djalin e vogël. Ai e lidh këtë mungesë me situatën që ka pasuar ndarjen nga ish-bashkëshortja.

“Vdes për dy djemtë e mi, kam dy vjet pa e parë,” tha ai, duke shprehur mallin dhe dhimbjen e tij. Sipas këngëtarit, disa nga momentet më të bukura të jetës kanë qenë kur ka darkuar me të dy djemtë, por tani situata ka ndryshuar dhe ai nuk ka pasur mundësi ta takojë të voglin.


Ndërsa moderatorja e pyeti nëse ka pasur mundësi të gjejë një gjuhë të përbashkët me ish-bashkëshorten për të lehtësuar kontaktin me djalin, Prifti u përgjigj se ka zgjedhur të mos ushtrojë presion.

“Unë i lë të lirë gjërat vetë, të mendojë vetë kur do të vijë,” shpjegoi ai, duke shtuar se ndonëse situata është e vështirë, ai beson se lidhja prind-fëmijë është e pathyeshme.

Megjithatë, ai mbetet optimist se kjo periudhë do të kalojë dhe se djali do të rikthehet pranë tij. “Do të vijë se s’bën sepse gjaku s’bëhet ujë,” u shpreh ai me bindje.

Pavarësisht distancës, Endri Prifti theksoi se dashuria për fëmijët e tij mbetet e pandryshuar dhe madje e ka forcuar edhe më shumë.

“Të dy djemtë e mi janë pasioni im, janë jeta ime, janë forca ime,” tha ai, duke nënvizuar se, pavarësisht gjithçkaje, ai do të mbetet gjithmonë aty për ta.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Next Post
Eurovision 2025/ Shqipëria pjesë e “top 10” të pretendentëve për fitore!

Eurovision 2025/ Shqipëria pjesë e “top 10” të pretendentëve për fitore!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera