Fotografi Endrit Mertiri i cili prej disa ditësh po pushon në Katar, e ka nisur ditën me thumba. “Dielli nuk mbulohet me shoshë”,- thotë një shprehje e vjetër. Ashtu sikurse punës time nuk ka nevojë t’i bëhen lavde boshe në biseda televizive të vakëta. Të mohosh punën e tjetrit është ndjenjë inferioriteti e thellë, por punën time nuk ka shoshë që e mbulon, të dashur kolegë!”- ka shkruar fotografi në ‘Facebook’. Siç duket, Mertiri ka shkaktuar xhelozi mes kolegësh edhe për jetën e luksit që ai bën.