Çifti po organizojnë një darkë në shtëpinë e tyre në Los Angelos për të rritur fondin monetar për mbështetjen që po i japin kandidates për presidente, Hilary Clinton. Sigurisht që gjithçka e ka një çmim, edhe kjo darkë nuk do të jetë falas. Bileta për të qenë pjesë e darkës së famshme të George Clooney dhe bashkëshortes së tij Amal kushton 30 mijë euro. Aktori e konfirmoi lajmin me anë të një emaili për mbështetësit e Hillary Clinton. Duke përfshirë dhe pak batutat Clooney shtoi “Lajmi i mire është që nuk do të gatuaj unë.” Ky nuk është rasti i parë që 54-vjeçari Clooney përfshihet në zgjedhje elektorale.