Duket se pushimet për Soni Malajn kanë mbaruar, pasi ajo po përgatit një material të ri muzikor. Shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, pak minuta më parë ajo ka publikuar një video. Malaj shfaqet në të teksa sapo ka marrë në dorë një teks të ri, dhe qesh teksa tenton ta këndojë. Ky moment gallate në studio, është xhiruar nga kolegia e saj Eneda Tarifa. “Kur e merr tekstin për herë të parë dhe e kupton që shoqnia të ka futur në kurth”, ka shkruar Soni.