Ka kënduar edhe Shqipëria në Festivalin Europian që sivjet përfaqësohej nga zëri i këngëtares Eneda Tarifa. Eneda pati një performancë të mirë. Edhe nga ana vokale profesor Zhani Ciko i cili po e komenton festivalin drejtëpërdrejtë në TVSH e cilësoi si një këndim me inteligjencë, duke saktësuar se artistja i kaloi mirë pjesët e vështira të këngës. Teksa po merrte duartrokitjet pas performancës, Eneda falenderoi në gjuhën vendase, shqip dhe anglisht. Tani pritet votimi, për të parë nëse Shqipëria do të kalojë apo jo sivjet në finalen e Eurovizionit. Ndërkohë është hapur televotimi ndaj të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë për Shqipërinë. Suksese Eneda!