Eneda Tarfia është prezentuar në disa shtete duke kënduar Live këngën “Fairytale” në shumë evente.
Nga 43 shtete që marrin pjesë këtë vit në festivalin evropian, kënga e Shqipërisë “Fairytale” rezulton më e klikuara në Youtube nga paraqitjet live në Londër, Izrael dhe Holandë.
Paraqitjet e Enedës kanë kaluar shifrat mbi 50 mijë klikime brenda pak dite, ndërsa ato të shteteve tjera nuk shkojnë më shumë se 2 mijë klikime, duke shpresuar se ky fakt do t’i sjell sukses këngëtarës edhe me datën 12 maj kur ajo do të ngjitet në skenën e Eurovisionit në Stokholm.