Eneda Tarifa ka qenë gjithmonë në formë perfekte fizike dhe vitet e fundit i është përkushtuar akoma më shumë kujdesit për trupin. Këngëtarja publikon në rrjete sociale shpesh video apo foto duke u stërvitur nga palestra dhe pak muaj më parë tregoi se i është dedikuar plotësisht. Në qershor ajo premtoi se këtë vit palestra do të ishte prioritet i saj, sepse ndihet shumë më mirë nga ana fizike, por edhe mendore.
https://www.instagram.com/p/BzIU66-l6hN/
Megjithëse rezultatet e palestrës kanë qenë të dukshme për të, duket se Eneda nuk mjaftohet vetëm me ushtrimet që bën atje. Ditën e sotme ajo ka treguar se e nis rutinën e stërvitjes që në mëngjes dhe se motivimi i saj kryesor është muzika.
Më pas ajo ka zbuluar se pasi ushtrohet në palestër, vrapon për 15 minuta të tjera në natyrë. Sigurisht që palestra është mjaft efektive, por duke e kombinuar me disa minuta vrap rezultatet do të jenë akoma dhe më të kënaqshme, ndaj Eneda e përdorë këtë metodë.
Kohët e fundit Tarifa i është përkushtuar plotësisht muzikës dhe prandaj stërvitja e ndihmon akoma më shumë që të jetë sa më energjike kur i duhet të ngjitet në skenë për të kënduar. /revistawho.com