Eni Koçi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën dhe këtë e ka treguar edhe me postimin e fundit në rrjetet sociale. Teksa ka shijuar darkën me kunatat dhe vjehrrën ka shkruar: “Ne të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Mamaja më e mirë në botë”.
Ndonëse jetën private dhe marrëdhëniet me njerëzit më të ngushtë, Eni i mban larg syrit të Instagramit, duket se këtë moment e ka shijuar aq shumë sa vendosi ta ndajë me të gjithë./revistawho.com