Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Eni, vajza e 1001 talenteve

27/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Eni, vajza e 1001 talenteve

Nëse ka një fustan a bluzë që nuk i pëlqen apo bën, ajo e tjetërson në një tjetër veshje. E sajon vetë modelin e pastaj kërkon ndihmën e ndonjë rrobaqepëse profesioniste për t’i dhënë tegelin e fundit. Tulin e bukës që nuk preferon ta hajë, nuk e çon aspak dëm. I hedh pak vinovil, e krijon me të një masë të ngjashme me plastelinën për të krijuar bizhu të ndryshme e mbajtëse çelësash. As lëvozhgat e fëstëkëve nuk i flak, por realizon me to lule e dekore të ndryshme. Krijon kartolina, pikturon e stilon, riciklon…






Ndoshta të gjitha këto mund të duken të çuditshme, por për një vajzë krijuese si Eni Dare janë bukë e djathë. Duken si një lojë fëmijësh, por Eni i ka shndërruar vit pas viti në punë mirëfilli artistike. I ka prezantuar tek të tjerët në forma nga më të ndryshmet, herë pas here edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, krijimet e saj.

Ka plot dhe nga ato që i ruan brenda ndonjë “kutie magjike”, ndoshta për të nisur t’i zbulojë në ndonjë program televiziv, si një paketë kuriozitetesh a këshillash praktike për vajzat pasionante e krijuese si ajo. S’do të ishte çudi, për aq kohë sa ajo po publikon pa fund në ‘Instagram-in’ e saj lajmin se tashmë është bërë pjesë e stafit të një televizioni të madh e të ri që po hapet në Tiranë, të ‘Euronews Albania’. S’na ka thënë nëse do të jetë në ekran apo pas kamerave. S’na tregon as nëse do të shkojë atje bashkë me punëdoret e saj, për të bërë më në fund bashkë dy pasionet më të mëdha të jetës, ekranin dhe kraftet. Kur e pyesim, si përgjigje na jep vetëm atë buzëqeshjen e saj karakteristike, të cilën mund ta marrim lehtë edhe si një konfirmim të nënkuptuar./revistawho.com

Tags: enikrijimepasiontalent
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
Dietologia e njohur krenare për vajzën e saj: Ti më bën mamin më të lumtur në botë

Dietologia e njohur krenare për vajzën e saj: Ti më bën mamin më të lumtur në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera