Ditën e djeshme Eni Vasili u bë nënë për herë të parë me dy binjake, Nikol dhe Sofi, ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndarë foton e parë me të voglat e saj.
“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol më risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin”, ka shkruar Vasili në foton ku dallohen duart e vajzave me mamin.

Shtatzënia e gazetares u bë publike në momentin kur kryeministri i vendit, Edi Rama i tha në emision se po priste dy binjakë. Moment në të cilin, Eni Vasili nuk pati kundërshtime./revistawho.com








