TeaMusa.org ka publikuar një artikull të 10 sportisteve që përfaqësojnë Amerikën në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, të cilat janë edhe nëna dhe që ky fsku nuk i ka ndalur të realizojnë ëndrrën e tyre dhe të jenë sportiste kulminante.
Në mesin e dhjetë super-nënave që përfaqësojnë Amerikën në ‘Rio 2016’ është edhe shqiptarja Enkelejda Shehaj.
Sportistja shqiptare Shehaj do të përfaqësojë Amerikën për herë të parë në karrierën e saj, pasi më parë e ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Lojërat Olimpikë më 1992 dhe 1996. Ajo jeton në Napoli me burrin e saj dhe ka dy vajza.








