Gazetari i njohur, Eno Popi dhe e dashura e tij Atena kanë tashmë së bashku një lidhje dashurie 7-vjeçare, por nuk kanë ende plane për martesë.
I ftuar në emisionin “Pop Culture”, në Top Channel, moderatori i “Wake-up” është rrëfyer për lidhjen e tij dhe planet për të ardhmen.
Ndër të tjera gazetari ka deklaruar se çelësi i jetëgjatësisë së lidhjes me Atenën, është kjo e fundit.
“Ajo më duron me gjithë keqkuptimet që sjell televizioni, me gjithë sanguinitetin tim”, është shprehur Eno.







