Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij… 15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Enver Petrovci akuzon regjisorët e Teatrit Kombëtar për vjedhje, ja replikat me Çulin

14/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Enver Petrovci akuzon regjisorët e Teatrit Kombëtar për vjedhje, ja replikat me Çulin

Teatri Kombëtar ka publikuar në faqen e tij, një spot për të bërë publike të gjitha shfaqjet që do të vihen në sezonin e ri. Janë tetë shfaqje që nisin që nga antikiteti dhe nuk mungojnë as ato bashkëkohoret, me regjisorë shqiptarë e të huaj, por të gjitha janë vepra ndërkombëtare. Asnjë dramë shqiptare, nuk do të ketë sezoni i ri. Ky fakt mesa duket e ka ngacmuar aktorin, regjisorin dhe autorin e njohur nga Kosova, Enver Petrovci për të komentuar në spot, shkruan “Class”.





“Nuk po kuptoj i kujt eshte ky teater “Kombetar” kur asnje drame nuk eshte kombetare. Une i kuptoj regjisoret shqiptar pse nuk i vendodin dramat kombetare sepse nuk kane mundesi me vjedhe regjiat e shfaqjeve nga youtoobe. Prandaj nuk kane guxim ti vendosin dramat kombetare. I dashur drejtor i TK mos hyni ne keto kurtha te regjisoreve hajdut. Me e mire eshte nje shfaqje mesatare me drame kombetare se sa nje shfaqje e “mire” e vjedhur nga interneti”, shkuan ai.

Komentit i është përgjigjur vetë drejtori i TK, Hervin Çuli. “…jam pergjigjur disa here se nuk kam pothuajse fare qasje te regjisoreve me dramen shqipe…Si mendon ti Enver i dashur tu imponohem regjisoreve ne perzgjedhjen e tyre.Enver une mendoj se drame shqipe apo e huaj TK duhet te flase bukur shqip”, shkruan Çuli.


“Dhe thuaj ndonje llaf te mire Enver per perpjekjet qe kemi bere keto 2vjet per te rifituar publikun e humbur, per shfaqjet e shumta, per aktoret dhe regjisoret e rinj te angazhuar….Miku im te pres te shohesh shfaqje ne TK sepse kam nevoje per mendimin tend te kopjuara apo origjinale qofshin”, vazhdon ai përgjigjen.

Teatri Kombëtar, vitet e fundit, ka zhvilluar takime, laboratorë, apo netët e leximit të dramës shqipe, duke qenë që mbështetja e dramës shqiptare ka qenë një nga vizionet e Çulit në krye të këtij Teatri, megjithatë ende, ajo nuk zë një vend, qoftë edhe minimal, në repertorin e tij, duke mos u zgjedhur nga regjisorët shqiptarë. Masat e tjera për të gjetur vend në TK për dramën shqip, Çuli i konsideron imponuese.

e1a858dda2911663c3a27e4f6e57c6bd

Tags: akuzeenver petrovciHervin Culireplika
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…
Breaking News

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…

15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
Next Post
Olta Boka: Jam e përmbushur me partnerin që kam

Olta Boka: Jam e përmbushur me partnerin që kam








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera