Meral pendohet kur mëson aksidentin e Alejnas. Ajo shkon në spital dhe tregon të vërtetën. Alejna e kalon rrezikun për jetën. Emine përballet me Mesuden dhe e kritikon që po bën padrejtësi ndaj Ejlylit. Neriman dhe Feride shqetësohen për mbylljen e jetimores. Vajzat mërziten kur mësojnë se jetimorja do mbyllet dhe ato do të dërgohen në konvikte të ndryshme. Nazan përpiqet të bindë këshillin e prindërve që të përjashtojnë nga kolegji vajzat e jetimores. Nazan gëzohet kur mëson nga babai i Gynejit se jetimorja do të mbyllet. Feride këshillon Eminen të birësojë një fëmijë nga jetimorja. Xhemre dhe Meral mbledhin firma për të ndaluar mbylljen e jetimores. Ndërsa Ejlyl, Songyl dhe Meral dalin në rrugë për të mbledhur firmat e qytetarëve. Neriman dhe Feride përpiqen të gjejnë ndonjë mënyrë për të shpëtuar jetimoren. Zejno i ofron Xhemres të jetojë në shtëpinë e saj tani që jetimorja do mbyllet. Emine vendos të dëgjojë këshillën e Ferides dhe kërkon të birësojë Xhemren. Xhemre i thotë Emines se në jetimore ka vajza të cilat kanë më shumë nevojë se ajo të birësohen. Mesude ofrohet të ndihmojë në mbledhjen e firmave. Ejlyl, Songyl, Kader dhe Xhemre mësojnë se do të dërgohen në jetimore të ndryshme./revistawho.com