Episodi i radhës i ‘Who Likes Tirana’ ka bërë bashkë vajzat e ‘Miss Universe Albania’ duke treguar kështu edhe anën e tyre sportive drejt fshatit Kakunjë, i cili ndodhet 26 km larg Tiranës.
Grupi i udhëtimit ka shijuar florën dhe faunën mjaft të pasur, e cila të rezervohej teksa vazhdoje të ngjiteshe në majën e Askolës.
Pas disa minutash ecje bukuroshet që kanë shoqëruar Eraldo Rexhon në këtë udhëtim, fotografi Pirro Beati dhe këngëtari Stivi Mello kanë shijuar piknikun në natyrë me ushqimet e shijshme për të cilat ishte kujdesur ‘Helios Gastronomi’ mes muzikës dhe rrezeve të diellit që i shoqëronin kudo.
Bukuroshet e ‘Miss Universe Albania’ kanë pohuar se ka qenë një eksperiencë mjaft e veçantë e pavarësisht terrenit, çdokush duhet ta vizitojë të paktën vetëm njëherë fshatin Kakunjë dhe shkëmbin Askola./revistawho.com