• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Era apo Nora? Moderatori i njohur kosovar zgjedh këtë emër midis dy motrave

Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti nuk ka ngurruar të tregohet mjaft i sinqertë në pyetjet e ‘After Party’ në kanalin e Luana Vjollcës. I pyetur nëse e do më shumë ai partneren apo ajo atë, Alaudini ka pohuar se ajo e do më shumë. Më tej ai ka treguar se lajmi i fundit i ‘showbiz-it’ që ka lexuar ka qenë ai se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer bashkë.
I vënë jo pak në vështirësi për të zgjedhur midis Era Istrefit dhe Nora Istrefit, duke qeshur Alaudini ka thënë emrin e Erës e duke treguar se ajo është e preferuara e tij.
Rreth vetes Hamiti ka zbuluar gjithashtu se ndonëse duket estrovert si tip, është shumë introvert dhe i pëlqen të dhurojë trëndafila se sa bizhuteri.