Këngëtarja e njohur tashmë në të gjithë botën, Era Istrefi ditën e djeshme prezantoi këngën zyrtare të ‘Fifa 2018’, ku bashkëpunon me Will Smith, Nicky Jam dhe Dj Diplo. Suksesi i kësaj kënge ishte i menjëhershëm. Shumë mesazhe urimi i janë drejtuar Erës sidomos nga bashkëkombësit e saj. Por vetë këngëtarja na ka zbuluar një detaj shumë të bukur që flet për punën e mirë që është bërë me ‘Live it up’. Bashkëpunimi i saj me emrat më të njohur në botë në këtë projekt është reklamuar në një nga ekranet gjigandë të ‘Time Square’ në New York. Për të gjithë ata që synojnë suksesin, një vend në ato ekrane do të ishte një arritje më vete. Ja pse Era nuk nguroi ta ndante me të gjithë ata që e ndjekin, një video të momentit. Bravo Era!/revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BjNOoWaDCaV/