2015-ta ka qene vit shpërthyes për Era Istrefin. Këngëtarja që ngjitej e sigurt drejt suksesit me dy hitet e saj ‘Njo si ti’ e ‘Shumë pis’ me Ledri Vulën, dëshmoi se e ka seriozisht qëndrimin në skenë.
Gjatë verës Era ishte kryefjala e shtypit rozë me koncertet e stërmbushura dhe çdo hap i saj përbënte interes. Por duket se këtë sezon Era nuk do ta mbyll pa një tjetër risi.
Nj projekt i ri së shpejti është lajmëruar nga menaxheri i saj përmes një postimi në Instagram. Se çfarë do të sjell Era mbetet të shihet, ndërsa fansat e saj presin me padurim krijimin e ri që mban firmën e këngëtares.