Era Istrefi kishte planifikuar të jepte një koncert mbrëmjen e sotme në Berlin por duket se gjëndja e saj shëndetësore nuk e ka favorizuar atë.
Në një posim të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, këngëtarja shihet e shtrirë duke marrë serum, duke lënë të kuptohet se nuk do mund të performojë përkrah Ledrit në këtë koncert.
Këngëtarja e hitit “Shumë Pis” nuk ka dhënë detaje rreth faktit pse ka përfunduar në spital por shpresojmë që të mos jetë diçka serioze dhe që këngëtarja të bëhet sa më mirë.

/TopAlbaniaRadio







