Edhe pse prej kohësh nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, Era Istrefi i ka zbuluar disa të reja në postimet e fundit në ‘Instagram’. Teksa ndjekësit i kanë kërkuar një foto të demos së fundit që ka gati, Era ka ndarë shumë prej tyre, duke treguar se lista e këngëve që pritet të publikohen është e gjatë.
Sakaq ajo nuk i ka shpëtuar as pyetjeve rreth jetës private, për të publikuar një foto më të dashurin.
“Martuar me shumë para”, ka shkruar Istrefi krah fotos ku shfaqet duke mbajtur një tufë kartmonedhash në dorë.

Epo edhe kësaj here Era ia hodhi të mos ndante asgjë për anën sentimentale, për të cilën ka gjithmonë shumë kuriozitet./revistawho.com








