Këngëtarja shumë e suksesshme brënda dhe jashtë Shqipërisë, Era Istrefi nuk di të ndalet. Gazeta Express ka publikuar disa deklarata nga burime të afërta me kompaninë ‘Nesër’, e cila menaxhon këngëtaren, se Era Istrefi është në bisedime me shumë labela të njohur botërorë për të bashkëpunuar. Një nga mundësitë është labeli që menaxhon Rita Orën apo ‘Atlantic Records’ në USA, mirëpo ende asgjë nuk është përfundimtare.