Kanë kaluar 6 vjet nga aksidenti fatal që mori jetën këngëtarit Ergi Dini.Sot ai do të festonte 28-vjetorin e lindjes. Motra e tij, Barbana Dini ka prekur me dedikimin e saj.

Ajo ka postuar një foto me Ergin në llogarinë e saj në “Instagram” duke i bashkëngjitur një shkrim prekës.
“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im, Ergi! Sot do jepja gjithçka,edhe jeten time, të isha duke festuar per ty,por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë. Edhe lumturia nuk është lumturi pa ty…Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time,nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, është shprehur këngëtarja.








