Djali i ish-guvernatorit Ardian Fullani, megjithë problemet që kaloi i ati e vazhdon “bindshëm” jetën e luksit. Megjithëse nuk i fshin më djersët me 500 euroshe në publik, Erik Fullani shihet gjithnjë veshur firmato, në vende të bukura e me makina luksoze. Një të tillë ai e ka “prezantuar” vetë sot. Megjithëse mesjavë, djali i Fullanit është nisur drejt bregdetit të jugut. Ai ka ndaluar në sheshin tashmë tradicional bë majën e Llogarasë. Siç shihet edhe në foto, gjithë këtë rrugë Eriku e ka bërë me një super Ferrari.