“Një fragrancë e mirë, e bën botën vend më të mirë”. Kështue nisi prezantimin e tij Erik Minati, ai që ka krijuar në fakt një botë të plotë aromash. Mirësevini në “New Notes”, në një udhëtim nëpër historinë e fragrancave, përmes pasionit, natyrës dhe dashurisë për veten. Nga aromat me copëza nga jeta e tij personale, në frymëzime të viseve të largëta, nga natyra në një shishe, për të shëruar mendjen dhe shpirtin. Në një përzierje të limonit dhe trëndafilit, pistakios, kafesë, pudrës erëmirë të bebeve, mandarinës, vaniljes, karameles, kokteilit, osmantos, aromës së detit, prekjes së lëkurës, vitaminës D, ti mund të zgjedhësh të preferuarën tënde.
Në një intervistë ekskluzive për revistën “WHO”, Erik Minati ka zbuluar edhe tre parfumet që këtë verë janë një “must”.
Çfarë ju ka frymëzuar të krijoni “New Notes” dhe çfarë e bën këtë markë të veçantë në industrinë e parfumit?
Unë i kushtoj rëndësi shqisës së nuhatjes. Mendoj se njëfragrancë e mirë e bën botën një vend më të mirë. Nuk më ka frymëzuar vetëm pasioni, por kuptimi i vërtetë i të kushtuaritrëndësi shqisës së nuhatjes. Pra më shumë se qasje, më shumë se sjellje, është vëmendje ndaj shqisës së nuhatjes. E ritheksoj që e bën botën vend më të mirë sepse mund të të largojë ankthin, mund t’i flasë mendjes dhe shpirtit.
Si i bashkoni natyrën dhe artin në krijimin e parfumeve? A ndiqni një proces të veçantë?
Në fakt gjithçka ka të bëjë me përbërësit që vijnë nga natyra. Sigurisht që kemi disa limite sepse natyra nuk është gjithmonëajo që vendos le të hemi. Sezonet ndryshojnë dhe nuk mund tëlësh gjithçka në dorë të përbërësve të natyrës. Por nga ana tjetër, është me rëndësi të theksojmë se gjithçka është natyrale, të gjitha fragrancat janë të bëra me përbërës natyralë. “Niche Parfumes” janë kryesisht të shtrenjtë, pikërisht prej këtij fakti. Nuk është vetëm lidhja me natyrën, është një një pasqyrë e natyrës, aq sa ne mundemi. Është ajo që natyra mund të na japë për ta krijuar në një shishe parfumi.
Në një botë të mbushur me mundësi të pafundme të përzgjedhjes së parfumit, si mendoni se mund të sfidojë “New Notes” shqisat tona dhe të krijojë një lidhje më të thellë me njerëzit, në këtë rast me klientët tuaj?
Le të themi që janë dy anë të medaljes. E para është teknike. Është sepse është “ New Notes”. I gjithë brandi është “sekreti”. Është përqëndrimi i lartë i vajit në tretësirë, që është gjithmonë mbi 25%, ndonjëherë arrin deri 30%, duke i dhënë aromës një sofistikim të thellë dhe një intensitet që të lidh vërtet me shqisën e nuhatjes. Kjo ishte e para. E dyta është kreativiteti. Ka një lidhje të jashtëzakonshme me kreativitetin. Ne jemi shumë kreativë, pak surealistë me elemente pop dhe një prekje të lehtë humori. Ne mendojmë se jemi shumë bashkëkohorë. Kësisoj mendoj se jemi të lidhur me klientë bashkëkohorë.
Nëse do t’iu thosha të flisnit për njërën prej fragrancave tuaja, për cilin do flisnit?
Meqë jemi në pritje të verës tani, njerëzit pas një dimri të gjatë, mezi presin diellin, do më pëlqente të flisja për “Cocktail Maracuja”, një fragrancë e frymëzuar nga një udhëtim i imi në Xhamajkë. Ky parfum mendoj se është një fragrancë e mrekullueshme për t’u ndarë me miqtë. Ashtu si ditët e nxehta të verës, duke u argëtuar me miqtë në plazh. Një nga këto ditë mund të krijosh kujtime. Kështu mund t’i ndash këto kujtime për“Cocktail Maracuja”.
“Talco” gjithashtu ka një histori interesante…
“Talco” është i lidhur me familjen, me tët bir, me tët bijë. Ka një histori të bukur dhe të vërtetë. Nëse e nuhat, të çon pikërisht në atë idenë së cilës i përket. Lidhet me atë ndjesinë që ke kur je duke bërë gati një bebe, e butë, e freskët, e rehatshme. Sugjeroj që të hidhni pak “Talco” në jastëk para se të bini për të fjetur. Është një mrekulli.
Si e shihni evoluimin e industrisë së parfumerisë dhe çfarë të ardhmeje parashikoni për “New Notes”?
Mund të themi se kategoria “Niche” në botën e fragrancave po vjen me një valë të re të adhuruesve të saj. Kjo sepse ata shohin kuptimin, ata duan që të nuhasin gjëra të mira me këtë sofistikimin që Niche mund t’iu dhurojë. Shohim një të ardhme të artë sepse gjenerata e re vlerëson Niche, në krahasim me brand-et komerciale. Në këtë ritëm, shoh të ardhme të artë edhe për “New Notes”, sepse ne jemi të sinqertë në atë që përfaqësojmë dhe atë për të cilën vlejmë. Nuk bëjmë kompromisme këtë.
Për ata që janë të rinj në “New Notes”, cilin parfum do të sugjeroni për t’u njohur me markën tuaj?
Që të jemi praktikë, kjo lidhet ngushtë me sezonin. Ne po përmendim verën, por meqë jemi në pranverë, unë do të sugjeroja, “Akigala Mandarina”, sepse është kalimi perfekt nga pranvera në verë. Nuk është 100 % ai “vibe” i verës, por është efekti i pranverës, një pasdite e këndshme duke ecur. Domethënë sa ke nisur të heqësh këpucët, nuk është koha për rrobabanjo, por sapo ke hequr këpucët, i rikthehesh natyrës pas një dimri të gjatë.
Çfarë do të thotë për ju të lidheni me një audiencë përmes një produkti kaq të veçantë, si parfumi?
Është një përvojë shumë intime. Është një nder që njerëzit “veshin” fragrancat e mia. Më pëlqen shumë ideja që ata përdorin aromat tona për të shëruar shpirtrat e tyre. Jo vetëm për të impresionuar të tjerët. Unë dua që njerëzit të përjetojnë përvojën dhe fragrancat vërtet mund të shërojnë shpirtrat e tyre.
Cilat janë 3 fragrancat e tua të preferuara?
Nëse do të zgjidhja 3 do të ishin:
Akigala Mandarina
Queen of the Sea
Dhe ai që është rrugës, Mangomina D
A ka një mesazh që dëshironi t’u transmetoni klientëve tuaj dhe atyre që provojnë fragrancat tuaja për herë të parë?
Siç e kam thënë, kushtoji rëndësi shqisës së nuhatjes sepse mund ta bëjë botën një vend më të mirë…
*Të gjitha fragrancat e “New Notes” i gjeni në të gjitha pikat e “Maison de Parfum”.