Sot do të rihapet Amfiteatri i restauruar tek liqeni. Për këtë rast kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka zgjedhur një foto me babain e tij kur ishte vetëm 4 vjeç dhe vizitonte amfiteatrin.
“Herën e parë tek amfiteatri i liqenit kam qenë 4 vjeç me tim atë”- ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” bashkangjitur fotos së shumë viteve më parë më të atin.
Nëpërmjet kësaj fotoje nostalgjike kryebashkiaku ka ftuar të gjithë qytetarët të jenë të pranishëm sot në rihapjen e amfitatrit duke dhënë një mesazh shumë domethënës. “Mos mungo sonte dhe merr me vete fëmijët, asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do të frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër”- ka shkruar Veliaj./revistawho.com