Ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar një foto shumë të bukur. Ai mban një krahë një bebe, ndërsa në sfond duket Kulla e Sahatit të kryeqytetit. Po i kujt është ky bebush bukurosh? Në fakt ai është bërë VIP që pa adhur në jetë, pasi ka dy prindër shumë të famshëm. Vogëlushi në krahet e kryetarit është Kroi Art, djali i parë i Alban Dudushit dhe Bieta Sulos. Nga një hulumtim në rrjetet sociale, zbuluam se kjo foto është bërë ditën e dasmës së prezantueses së “Top Media” Elona Duro. Kroi Art ishte në mesin e të ftuarve bashkë me mamin e babin, si miq të nuses./ revistawho.com