Në episodin më të fundit të podcast-it “Flet” me Ilnisa Agollin, ylli i muzikës shqipe, Ermal Fejzullahu, surprizoi ndjekësit me deklaratën e tij më sinqertë deri më tani. Duke lënë pas adoptimin e diskutimeve për projektet e reja muzikore dhe jetën personale, këngëtari zbuloi synimin e tij madhor: bashkimin e trojeve shqiptare.
Kur moderatorja e pyeti nëse do të pranonit të sakrifikonit pasurinë për një kauzë të veçantë, përgjigjja e Ermali shënoi një moment të paharrueshëm në transmetim:
“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot”
Me këtë fjali të thjeshtë e të fuqishme, Ermal Fejzullahu bëri të qartë se pasioni i tij për identitetin kombëtar tejkalon çdo qëllim vetjak.








