Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu nuk e ka ndërmend të ndalet. Në një bisedë për Indeksonline ai ka treguar se është në përgatitje për dy këngë të reja. “Po, së shpejti do e lansoj një këngë vet dhe po ashtu edhe një bashkëpunim- duet”, ka treguar ai shkurt pa dashur të zbulojë se me kë do të realizojë këtë bashkëpunim. “Njërën këngë e ka punuar Irkenc Hykaj, ndërkaq këngën duet Big Bang kurse tekstin Gjiko”, ka treguar Fejzullahu.








