Ermal Mamaqi ka bërë një urim të ndjerë për vajzën e Dr Florit me rastin e ditëlindjes së saj. Sëbashku me partneren e tij, Amarda Toska kanë shpërndarë një video për Kaltrinën, në të cilën shohim nënën e vogëlushes Blerinën, xhaxhanë e saj, Alban Kondi me bashkëshorten e tij dhe Kaltrinën e vogël që ndihet shumë e lumtur. Fjalët e Ermalit janë vërtetë prekëse teksa shkruan:
‘Kaltrina të duam shumë!
U bëfsh 100 dhe e bekuar.
Sa do të donim që edhe babi jot të ishte këtu sot…por ai po qesh me ne të çmendurit duke na parë nga lart”.