Vetëm pak kohë më parë, Ermal Mamaqi ndau me publikun lajmin se do të largohej nga televizioni “T” në platformën “Digitalb” pas një oferte nga Aleksandër Frangaj që ai të zhvendosej së bashku me emsionin e tij në televizionin “Klan” (lexo këtu). Por siç raporton Blitz.al, drejtuesit e “Digitalb” nuk kanë vonuar për të gjetur një zëvendësues për moderatorin e emisionit satirik dhe bëhet fjalë pikërisht për ishaktorin e fashmëm dhe tepër të dashur për publikun, Elvis Pupa. Thuhet se pas zhvendosjes së tij në SHBA, ish-aktori i “Portokalli” ka vendosur të rikthehet në ekranin shqiptar, tashmë në rolin e moderatorit të një emisioni satirik.