Aktori i humorit Ermal Mamaqi përmes një mesazhi ironik ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me preferencat që shqiptarët kanë për nuset. Këtë shqetësim Mamaqi e ka përcjellë përmes një videoje, ku thotë: “Duan nuse dhe e duan të virgjër. Po në shtrat e duan me eksperiencën e një dashnoreje që ka 30 vjet që lodhet”. Ndërsa si përgjigje Mamaqi ka marrë një ripostim të këngës “E dua një virgjëreshë” nga këngëtari Gjon Karrica. “Ende flitet për virgjeresha…Qe një për Ermal Mamaqin”. Poshtë këtij mbishkrimi ai ka postuar këngën e ti me titull “E du një virgjëreshë”.