Ditën e djeshme u prezantua traileri i filmit ‘2 Gisht Majltë’ që pritet të shfaqet shumë shpejt në të gjitha kinematë shqiptare dy personazhe shumë të dashur si Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.
Ditën e sotme Mamaqi ka zbuluar një tjetër surprizë për të gjithë fansat që janë në pritje të filmit.
“Me sa duket shkurti është muaji i Elvanës. Mbas kësaj këngë del kënga e kolonës zanore të filmit ‘2 Gisht Mjaltë’, qëndroni me ne”, shkroi Ermali në postin e tij më të fundit në ‘Instagram’, duke i lajmëruar të gjithë për një tjetër projekt të sukesshëm.
Nuk dihet ende se çfarë fshihet pas këtij postimi të Ermalit, megjithatë është e sigurt se ndjekësit e tyre janë bërë më shumë kureshtarë për datën e premierës së filmit./revistawho.com