Nëse ndonjëherë kishit pyetur veten se ç’do të dëshironte Ermal Mamaqi më shumë se ç’ka, pëgjigjen e merrni sot. Ai ëndërron të bëhet një nga burrat më të pasur në Shqipëri. Ndonëse i suksesshëm në karrierën televizive e gjithaq në fushën e biznesit, aktori shqiptar është ende larg listës së 10 njerëzve më të pasur shqiptarë. Por jo dhe aq larg. Siç ka rrëfyer edhe në një intervistë dhënë pak kohë më parë për “revistawho.com”, Mamaqi dëshiron të punojë aq sa djali i tij Joeli të mos ketë nëvojë ta bëjë këtë. Pra qëllimi kryesor i drejtuesit të “Xing” në “Klan” është të bëjë para. Madje ai ka si muzë frymëzimi pikërisht dy zotërinj që këtë qëllim e kanë arritur më herët se ai. Teksa pozon pranë burrit më të pasur në vendin tonë, Samir Manes, dhe po ashtu një tjetër boss-i të listës Aleksandër Frangajt, Mamaqi shpreh ide të qarta: “Mos u xhelozo për sukseset e tjetrit. Pëkundrazi, lumturohu. Ky është lajm i mirë. Nese ai e bëri, mund ta bësh dhe ti”./ revistawho.com