Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ermal Mamaqi ndan historinë prekëse dhe jep një mesazh për çiftet e reja

30/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ermal Mamaqi ndan historinë prekëse dhe jep një mesazh për çiftet e reja

Ditët e fundit Ermal Mamaqi së bashku me Amardën dhe fëmijët ka kaluar disa ditë pushimi në Valbonë. Të gjithë si familje ata kanë vendosur që disa ditë të nxehta të verës t’i kalojnë  pranë malit në ajër të freskët. Gjatë qëndrimit atje Ermali është njohur me histori të bukura njerëzore dhe njërën prej tyre e ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Instagram’. Ai ka publikuar një fotografi përkrah një zotërie 84-vjeçar dhe ka treguar një histori prekëse, po aq edhe frymëzuese të burrit në fjalë. Me anë të këtij rrëfimi, Mamaqi ka dhënë një mesazh shumë të fortë për çiftet e reja, për të vlerësuar jetën dhe njëri-tjetrin.





https://www.instagram.com/p/BzU3ThGB811/

“Ky është Brah Salihi Metaliaj. Një zotni i mençur 84 vjeç nga Dragobia,Tropojë. Kaluam gjysmë dite bashkë, më tregoi histori fantastike nga këto anë dhe na priti në kullën e tij me dashamirësinë tipike të malësorit. Ajo që më bëri përshtypje nga ato që më tha ishte se Brahut i kish vdekur gruaja para 9 muajsh dhe ai e mendonte çdo ditë. Fytyra e tij merrte një shprehje mallëngjyese, por edhe krenare kur na tha: ‘65 vjet bashkë, 1 herë nuk më tha Jo ajo grua’. Brahu dhe gruaja tij e ndjerë rritën 7 fëmijë në Dragobi dhe Brahu nuk dëgjoi kurrë ankesa dhe fjalën ‘JO’. Po ti që ankohesh çdo ditë… çfarë justifikimi ke? P.s: Për çiftet e reja…”, ka shkruar Ermali në postimin e tij. Pas publikimit të historisë Mamaqi ka marrë komente shumë pozitive nga ata që kanë arritur të kuptojnë thelbin e saj. /revistawho.com


Tags: ciftet e rejaErmal Mamaqihistorimesazhpushime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Bixhoz me dashurinë/ Rudra martohet me Somjan, ja ç’do ndodhë këtë javë

Bixhoz me dashurinë/ Rudra martohet me Somjan, ja ç’do ndodhë këtë javë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera