Të dhënat e matësve të audiencës tregojnë se dita e shtunë në orarin e programit të ri ‘Xing me Ermalin’ ka mbledhur më shumë se 70% të audiencës në ekranin e Tv Klan. Vetë Mamaqi shprehet kështu: “Të dashur miq. Dua tju falenderoj ju që me telekomandën tuaj më bëni të arrij suksese. Puntata e parë e ‘Xing me Ermalin’ ka arritur rekord shikueshmërie në TV Klan.
Një falenderim për stafin e TV Klan dhe për drejtuesit që na mbështetën pa u kursyer.
Në javët në vazhdim do ju knaqim me më shumë humor dhe më pak politikë”. Redaksia e Ëho i uron Ermalit suksese të mëtejshme.









