Ermal Mamaqi ka zbuluar se tashmë është duke u marrë me përgatitjet e fundit të projektit të tij kinematografik ‘I Love Tropoja’, premiera e të cilit do të jetë në datë 29 janar në pallatin e Kongreseve. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, aktori i njohur i humorit ka treguar emocionet që ka ndjerë teksa është kujdesur së bashku me mjeshtrin e muzikës, Valentin Veizi për të krijuar muzikën e filmit të tij.
“Të punoj me emrat që kanë vënë shtyllat në muzikën shqiptare ka qenë një ëndërr për mua që kur isha në Liceun Artistik. Ama që i madhi Valentin Veizi, të kompozonte një nga veprat e tij sinfonike më të arrira për filmin tim, kjo është edhe tani që po shkruaj e pabesueshme. Sapo mbaruam rregullimet e fundit për muzikën e filmit ‘I Love Tropoja’. Jam i nderuar, i prekur dhe i bekuar nga notat e tua mjeshtër”, ka shkruar Mamaqi krah fotos ku shfaqet së bashku me artistin pranë pianos. Me siguri ky duhet të ketë qenë një moment mjaft i rëndësishëm për Ermalin, i cili i është dedikuar plotësisht punës për ‘I Love Tropoja’.
Kujtojmë se moderatori ka treguar me anë të postimeve të ndryshme disa prej momenteve të xhirimeve, ndërsa pak më parë ka zbuluar edhe posterin final të tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B56DGT1hQlt/
https://www.instagram.com/p/B554-KphZ7j/