Ardhja e Ermal Metës në Shqipëri, për herë të parë në një koncert e ka vënë në qendër të mediave shqiptare. Ai ka qenë i ftuar në disa emisione televizive dhe i fundit duket se do të jetë i sotmi në ‘Top show Magazine’. Deklaratat e Ermalit në lidhje me marrëdhënien me të atin janë tashmë të njohura. Ai e ka treguar shpesh që nuk flet me të dhe nuk ka një raport të mirë. I pyetur në lidhje me këtët çështje Ermali ka treguar se nuk i ka rikuperuar marrëdhëniet me të atin. Ndërsa pyetjes: ‘A ka falje për të?’ i është përgjigjur shkurt: “Unë nuk jam Zot. Zoti fal”./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bjr36-TDLDi/