Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta do të jetë surpriza e edicionit të 57-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Ermal Meta, fitues i ‘Sanremos’ dhe përfaqësues i Italisë në ‘Eurovizion’, do të jetë i ftuar për të performuar dy nga këngët e tij më të njohura. Ishte drejtorja artistike e Festivalit, Inva Mula, ajo që anoncoi sot lajmin në konferencën për shtyp ku u prezantuan edhe dy prezantuesit e këtij viti. /revistawho.com