• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ermal Meta tregon për pasiguritë e hasura gjatë koncertit në Miami

Kënga “Non mi avete fatto niente” e kënduar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moron është pjesë e albumit “Non abbiamo armi”. Sipas Ermalit albumi i tij është mjaft aktual pasi në botë ekzistojnë shumë luftëra, sidomos ato të SHBA dhe polemikës mbi shitjen e armëve të zjarrit. Lidhur me këtë ai ka folur nëpërmjet një lidhje në një radio italiane, ku ka treguar për pasigurinë që ka hasur ndërkohë që ishte në një koncert të Miami:

“Në nëntor isha për të kënduar në Miami dhe nuk jam ndierë kurrë më i pasigurt në rrugë. Më dukej se, sa herë që merrja frymë mbante era pasiguri. Kishte më shumë armë sesa persona. Edhe pse nuk e shihje këtë gjë, e perceptoje.” /revistawho.com