Këngëtari shqiptar i suksesshëm në Itali, Ermal Meta, ka ndarë me të gjithë lidhjen e tij të gjatë të dashurisë. E dashura e tij është spikere radiofonike, italiane dhe quhet Silvia Notargiacomo. Këngëtari nga Fieri rrëfeu për “Chi” se është kokë e këmbë i dashuruar. “Dashuria në jetën time ka një rol kryesor. Është pak si dielli, kur nuk është aty nuk do të thotë që nuk ekziston, vetëm nuk ndodhet për momentin. Ja kështu! Doni të dini si është zemra ime? Është e ushqyer mirë”, ka thënë Meta./ revistawho.com