Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Eros në një skenë teatri e baleti, kur vargjet e Rita Petros kthehen në lëvizje trupi

11/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Eros në një skenë teatri e baleti, kur vargjet e Rita Petros kthehen në lëvizje trupi

Ditën e shtunë disa prej artistëve më të mirë shqiptarë të teatrit dhe baletit, mblidhen bashkë në sallën e Katedrales Ortodokse për të sjellë për herë të parë një shfaqje ndryshe, shumëdimensionale. Regjisori e koreografi Arian Sukniqi i ka shndërruar vargjet e poetes Rita Petro, në lëvizje artistike të trupit për të përcjellë të gjitha ndjesitë njerëzore. “Trokitje në Ferr a Parajsë”, frymëzuar nga pjesa e parë e vëllimit poetik të Rita Petros “Kënga e Turmës”, është e ndërtuar tërësisht nën filozofinë e një marrëdhënieje njerëzore, duke sjellë në vëmendje se shumë e rëndësishme në jetë është dhe filozofia e marrëdhenieve seksuale. Ndaj dashamirësit e kulturës në kryeqytet, kanë mundësinë që të shtunën në mbrëmje në orën 20:00, të shijojnë në sallën e Kishës Ortodokse pranë Bankës së Shqipërisë, një shfaqje ndryshe me 18 artistë shqiptarë dhe të huaj, me regji dhe koreografi të Arian Sukniqit. Prezentë do të jenë edhe dy çifte solistësh principalë nga Opera e Athinës dhe nga Opera Nacionale e Lionit. Shfaqja është e ndërtuar mbi simbolika të cilat i qartësojnë idetë për të qenë sa më të dashura dhe sa më afër publikut. Gjithkush është pjesë e kësaj filozofie, por jo të gjithë janë të vëmendshëm për ta përdorur në mënyre të vetëdijshme dhe për ta vënë në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës së tyre. Dhe nuk është aspak rasti ta ngatërrojmë erosin me seksin. Kjo shfaqje nuk ka vulgaritet, nuk ka ekzagjerime që mund të vënë publikun në siklet. Është një frymë sa romantike aq edhe realiste. Një pjesë që nuk duhet humbur!/ revistawho.com






Tags: arian sukniqi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat
Breaking News

Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat

11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?
Breaking News

Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?

11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 
Breaking News

Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 

11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet!
Breaking News

Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet!

11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Next Post
TIRANE/ Nëna e nxënëses që ngacmohej nga mësuesi flet për Rudina Magjistarin: Ja si e zbuluam

TIRANE/ Nëna e nxënëses që ngacmohej nga mësuesi flet për Rudina Magjistarin: Ja si e zbuluam








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera