Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ervini në gjyq me ‘Big Brother’? Banori: Avokatët e tyre më bënë presion

25/04/2017
in Breaking News, Intervista, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ervini në gjyq me ‘Big Brother’? Banori: Avokatët e tyre më bënë presion

Menjëherë pas daljes nga shtëpia, Ervini, ish-konkurrent i edicionit të nëntë të “Big Brother” ka akuzuar produksionin për manovra dhe favorizime në lojë. Por edhe pse nuk e quan akuzë, ish-banori duket se i qëndron këtij mendimi.





Në një intervistë për “Xing.al”, Ervini tregon presionet që ka marrë nga “Big Brother” dhe mundësinë e një padie nga ana e tij, nëse ata marrin ndonjë hap. “Në atë shtëpi është ulur shumë niveli i Shqipërisë, nga ajo që shihet në Europë dhe jashtë dhe për ne nuk është fare gjë e mirë për ne si vend”, thotë Ervini, ndërsa tregon edhe se me Sidritën gjërat ende nuk kanë marrë një drejtim.

Ervin, pas daljes nga shtëpia jeni sqaruar me Sidritën për të dashurin e saj që ishte jashtë?


Mendoj se është ende shpejt për të ndarë këto punë. Kemi vetëm dy ditë që kemi dalë dhe i kemi dhënë pak kohë njëri-tjetrit.

Po thua që Sidrita ende nuk ka vendosur?

Jo, nuk mund ta them këtë. Thjesht sapo kemi dalë dhe po mundohemi të shijojmë lirinë. Unë po qetësohem dhe po takohem me familjarët e mi dhe ajo me familjen e saj. Besoj se jam i qartë. Është shumë shpejt të flasim për marrëdhënien.

Çfarë të kanë thënë familjarët për eksperiencën tënde në “Big Brother”?

Ata janë ndjerë keq normalisht. Por nëse do bënim një studim, nga Lapraka dhe në gjithë Tiranën, nuk janë dhjetë veta që thonë për Damianon bravo i qoftë. Unë kam pasur mbështetje shumë të madhe nga publiku.

Megjithatë publiku të nxorri nga shtëpia…

Më nxorrën sepse unë nuk mund të bëhem lodra e programit, isha i vërtetë. Unë e kam thënë, që kështu jam edhe jashtë dhe nuk mund të ndryshoj as për para dhe as për lojën dhe as për një njeri. Kam disa norma në jetë që i kam marrë nga përvoja, nga vuajtjet, dëshirat dhe kënaqësitë dhe kjo më ka bërë që të jem i rritur dhe të di t’i menaxhojë situatat pa u ndikuar nga loja.

Ty personalisht të ka kërkuar dikush nga produksioni të bësh diçka për hir të lojës?

Në dhomën e rrëfimit nuk është asgjë e detyrueshme. Ata të flasin dhe t’i mund t’i përpunosh me veten. Por unë kam qenë gjithmonë vetvetja dhe në asnjë rast nuk ka pasur një banor që mua të më kapte gabim, apo të tregoja një histori njëherë me dy veta dhe njëherë me tre. Për mua ishte më mirë që dola jashtë sepse nuk kishte për të marrë asgjë nga ajo shtëpi.

Kë fajëson për eliminimin?

Nuk e di, në momentin që thonë është publiku… Nuk është puna se fajësoj dikë, unë nuk fajësoj asnjë. Ata thonë publiku dhe u qëndroj gjërave që ata thonë. Në një të ardhme besoj se gjërat do të ndryshojnë. E di si janë familjet shqiptare, kanë familje vetë dhe e dinë se çfarë normash kanë shqiptarët. Në atë shtëpi është ulur shumë niveli i Shqipërisë, nga ajo që shihet në Europë dhe jashtë dhe për ne nuk është fare gjë e mirë për ne si vend.

Pasi dole nga shtëpia akuzove “Big Brother” se vendoste vetë për çdo gjë?

Nuk e kisha akuzë, por në momentin që janë të gjithë konkurrentë duhet të trajtohen të gjithë njëlloj. Të tjerëve u janë bërë surpriza. Unë jam i vetmi mashkull që nuk kam bërë masazh, ndërsa të tjerët kanë kërkuar psikolog e parukiere dhe në momentin që unë kisha ditëlindjen nuk më është ofruar qoftë edhe një birrë…

Kjo ka qenë ajo që unë kam folur me produksionin. Këta e quajnë lojë, por kur është moment i bukur dhe moment gëzimi… Unë nuk kisha vrarë njeri, por edhe në burg po të jesh kur ke një gëzim ka pak tolerim. Në bazë të kontratës një njeri nuk lejohet të kapet me dorë dhe mua Damiano më ka kapur. Kushti tjetër që është në kontratë është që kur dikush del nga shtëpia nuk futet më. Unë kam marrë presione edhe nga avokatët e produksionit dhe jam shumë me këmbë në tokë.

Nëse ka ndonjë reagim nga produksioni do të jem unë i pari që mund t’u hap çështje atyre, sepse kam fakte dhe janë shumë gjëra që janë regjistrim. Ka pasur momente të bukura që nuk janë dhënë fare, nuk janë transmetuar. Janë disa gjëra që u hedhin hi syve të gjithë shqiptarëve, por të gjithë e dinë kush ishte Ervini, kush ishte Damiano dhe nuk ka nevojë për koment. Kur del nga shtëpia i kupton se si kanë qenë gjërat.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV
Breaking News

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV

22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë
Breaking News

Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë

22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips
Breaking News

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
Next Post

Arbana Osmani zbulon surprizën: Ja ku do të më gjeni pas "Big Brother"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera