Këtej e tutje do keni komunikim më të qartë dhe të drejtpërdrejtë! Më 4 qershor, Saturni shkon retrogradë dhe kjo është një kohë introspektive që do t’ju bëjë të rishikoni mënyrën se si flisni me veten. Do jetë një pastrim karmik i nënndërgjegjes suaj! Vëmendja juaj kthehet nga shtëpia dhe familja juaj më 13 qershor. Ka shumë aktivitete që po ndodhin brenda shtëpisë dhe kjo është një kohë e duhur për t’u angazhuar në një projekt rinovimi ose për të kaluar më shumë kohë me të dashurit. Kjo është gjithashtu një mundësi për të reflektuar. Hëna e Plotë më 14 Qershor e zhvendos vëmendjen tuaj në karrierën tuaj. Një ngjarje ose lajme konfuze brenda vendit të punës mund t’ju habisin. Përdoreni këtë kohë për të reflektuar në vend që të reagoni. Sa i përket jetës romantike, dëshironi pak më shumë aventura dhe argëtim. Më 21 qershor nëse jeni të lidhur, kjo është koha për t’u përqëndruar në jetën tuaj të dashurisë. Do merrni më shumë kënaqësi dhe romancë. Nëse jeni duke punuar në një projekt krijues,është koha të lulëzoni. Do jeni të frymëzuar! Më 22 qershor, Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë, kalon nëpër sektorin e grafikut tuaj që drejton familjen dhe shtëpinë. Kjo mund të jetë një kohë paqësore me njerëzit e dashur dhe pas një retrograde të Mërkurit, është mëse e mirëpritur. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të bërë një rinovim të vogël ose ridekorim të shtëpisë. Muaji përfundon me një hënë të re më 28 qershor. Ju keni mundësinë të investoni energjinë tuaj në fillime të reja në lidhje me jetën tuaj të dashurisë dhe kreativitetin. Ëndrrat dhe qëllimet tuaja do mbështeten në mënyrë universale./Revistawho.com








