I ftuar në emisionin “Barber Shok”, Capital T është rrëfyer për jetën e tij personale por edhe atë profesionale. Ai ka treguar një kohë mjaft të vështirë në jetën e tij, pikërisht momentin kur babai i tij u sëmur me kancer.
“Ne kemi pasur një periudhë shumë të keqe si familje kur babi u sëmur me kancer menjëherë pas luftës. Ishte në rrezik për jetën. Duhej të trajtohej në Evropë. Kemi shkuar në Francë dhe në atë kohë nuk i kemi pasur shumë kushtet. Shumë njerëz, madje edhe shoqëri, na kanë ndihmuar për trajtimin dhe kur jemi rikthyer, ia kemi nisur prej zeros”, tha ai.
Këngëtari u ndal dhe te planet për martesë, që mesa duket nuk janë të largëta.
“Ka pasur periudha gjatë fëmijërisë që kam qenë shumë problematik, por kam pasur edhe momente që kam qenë shumë i urtë. Unë jam rritur me shumë njerëz të afërt. Madje, familja kurrë nuk më ka përkëdhelur edhe pse njerëzit mendojnë se ne i kemi pasur kushtet”.
“Unë mendoj që për martesë, kurrë nuk është herët e kurrë nuk është vonë. Edhe nëse do isha martuar 20 apo 22 vjec, prapë nuk do ishte herët. Unë jam njeri shumë familjar, e dua familjen dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të krijoj familje. Dua të jem një model i mirë për të gjithë njerëzit, madje edhe në këtë aspekt”, ka shtuar ai, duke lënë të kuptohet se planet janë të afërta.








