Pas disa javësh spekulimesh mbi emrat e mundshëm që do të prezantonin “Festivalin e Këngës”, është konfirmuar se Arilena Ara do të jetë moderatorja e edicionit të këtij viti. Arilena, e cila u shpall fituese e festivalit në vitin 2019, do të drejtojë netët live të edicionit të 64-të. Lajmi është bërë i ditur nga popart.al dhe është shpërndarë edhe nga vetë Arilena.
Detaje të tjera mbi konceptin e prezantimit, si edhe mundësinë e bashkëprezantuesve, pritet të zbulohen në ditët në vijim.
Ndërkohë, janë publikuar edhe këngët konkurruese të këtij edicioni dhe ju mund të votoni të preferuarën tuaj në sondazhin e Anabel. Festivali i 64-t i Këngës në RTSH do të zhvillohet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor.








